Lajme Zone
‘MiReLa’, filmi i animuar për fëmijë do të restaurohet
KulturëReport TV

‘MiReLa’, filmi i animuar për fëmijë do të restaurohet

Filmi i animuar shqiptar “MiReLa”, një prej krijimeve të dashura të animacionit shqiptar, do t’i nënshtrohet restaurimit falë nismës “Adopto një Film për Restaurim”, të ndërmarrë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Një film i dashur për të vegjlit, prodhim i vitit 1978 nga Kinostudioja “Shqipëria e Re” do t’i shtohet listës së filmave shqiptarë të restauruar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Bëhet fjalë për filmin e animuar “MiReLa”, një film me ngjyra, i gjatë 7 minuta e 30 sekonda me skenar nga Shpresa Vreto dhe regjisor e piktor Bujar Kapexhiun. LEXO edhe...Ministri italian i Kulturës viziton Arkivin Qendror të Filmit, pamjet e rralla dëshmojnë historinë mes Shqipërisë e Italisë (VIDEO) Me muzikë të kompozuar nga Ferdinand Deda, në realizimin e tij kanë kontribuar edhe operatori Tomi Vaso, montazhierja Elsa Bushati dhe aktori i zërit Vangjel Leka. “MiReLa” ndërthur muzikën me një mesazh edukativ për fëmijët. Titulli i filmit i referohet tri notave muzikore, Mi, Re dhe La, të cilat marrin jetë për të qetësuar një vajzë të vogël që qan vazhdimisht. Por, kur ajo nuk i vlerëson, notat largohen drejt pyllit, ku u sjellin gëzim fëmijëve të tjerë. Përmes kësaj historie, filmi përcjell mesazhin e dashurisë, vlerësimit dhe rëndësisë së muzikës. Restaurimi i filmit “MiReLa”, i mundësuar nga një donacion privat, është një tjetër hap në ruajtjen e trashëgimisë sonë kinematografike. Prej rreth gjashtë muajsh, nisma “Adopto një Film për Restaurim” po u jep jetë të dytë filmave shqiptarë të rrezikuar nga degradimi, mes tyre “Mimoza Llastica”, “Guximtarët”, “Kau dhe ujku” dhe “Dimri i fundit”. B.G/ReportTv.al Mirela filmi Restaurimi arkivi qendror shteteror i filmit Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.2% Disi 3% Vota total: 12045 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?