Besa, një nga vlerat më të hershme dhe më të çmuara të traditës shqiptare, vjen e dokumentuar në një këndvështrim të veçantë përmes librit “Me Gur, me Dhe e me Qiej”, me autor shkrimtarin dhe gazetarin kuksian Sulejman Dida. “Besa e rrenjshme ka rrënuar në mënyrë totale të pakthyeshme personin, fisin, të ardhmen, gjithçka, sepse siç duket ka një fuqi të papërballueshme autosugjestive. Ligjet e hartuara nga parlamenti janë ligjet që i kanë hartuar njerëz dhe jo gjithmonë janë shumë të mirë, jo gjithmonë na i përmbushin kërkesat dhe jemi mosbesues dhe janë të kontrollueshëm, të kapshëm, janë fizikë. Prandaj fuqia e besës shkon përtej çdo ligji të shkruar nga njeriu.”, tha autori Sulejman Dida. LEXO edhe...Princeshëza e hënës e Virgjil Muçit Botimi vjen me parathënien e shkrimtarit dhe publicistit Preç Zogaj, sipas të cilit, në këtë vepër, besa shfaqet si një institucion moral dhe shoqëror. “Autori pasi niset nga një episod konkret mbi një konflikt mes dy fshatrave të Kukësit, konflikt, i cili sjell ose kërkon, sjell në skenë, si një fantazëm, fantazmën e besës, që vjen për të sfiduar shtetin juridik, po themi shtetin e ligjit në fuqi. Ne jemi dëshmitarë se kemi shumë ligje, por shumë ligje ose nuk gjejnë zbatim ose driblohen në forma nga më të ndryshme. Ky është një libër që mikson elementë studimor, mikson publicistikën, stilin publicistik të shkruarit, por mikson edhe intrigën letrare.”, tha shkrimtari Preç Zogaj. Pas këtij botimi qëndrojnë rreth 30 vite kërkime, intervista dhe dëshmi të nxitura edhe nga një ngjarje e vërtetë në Kukës. B.G/ReportTv.al BESA libri preç zogaj sulejman dida Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 12097 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

