Italia ka një atashe të ri ushtarak në Tiranë. Kolonel Davide Valente zëvendëson në këtë detyrë kolonel Agostino Piccirillon, i cili ka përfunduar mandatin e tij në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka mirëpritur atasheun e ri në prani të ambasadorit italian në Tiranë, Marco Alberti, ndërsa ka falënderuar Piccirillon për kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. LEXO edhe...Zjarr në ambientet e një pallati në Tiranë, dëmtohen zyrat e ‘Dritare Tv’! Xhunga: Po digjeshim, flakët u përhapën nga tubat e aspirimit të një restoranti (VIDEO) Në një postim në rrjetet sociale, Nufi ka theksuar se Shqipëria dhe Italia synojnë të vijojnë bashkëpunimin afatgjatë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. “Shqipëria dhe Italia synojnë të vijojnë konsolidimin e një partneriteti afatgjatë në fushën e mbrojtjes, të mbështetur në rezultate konkrete dhe në përballimin e përbashkët të sfidave që burojnë nga një mjedis evropian i sigurisë në zhvillim të vazhdueshëm”, shkruan ministri. Nufi ka uruar kolonel Valenten për detyrën e re, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë do të thellohet në modernizimin e mbrojtjes, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, industrinë e mbrojtjes, arsimimin dhe stërvitjen ushtarake, si dhe rritjen e gatishmërisë operacionale. U.D/ReportTv.al Emal Nufi Tirane atashe ne shqiperi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12174 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
