Lajme Zone
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Elvis dhe Gjon Shkëmbi dalin para gjykatës, seanca me dyer të mbyllura
Të tjeraTop Channel

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Elvis dhe Gjon Shkëmbi dalin para gjykatës, seanca me dyer të mbyllura

Familja e gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja është paraqitur këtë të premte në gjykatë, ku zhvillohet seanca e parë paraprake ndaj Elvis Shkëmbit dhe Gjon Shkëmbit.

Familja e gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja është paraqitur këtë të premte në gjykatë, ku zhvillohet seanca e parë paraprake ndaj Elvis Shkëmbit dhe Gjon Shkëmbit. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, gjyqi paraprak po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në këtë seancë pritet të vlerësohen veprimet e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka zyrtarizuar akuzat ndaj Elvis Shkëmbit dhe xhaxhait të tij, Gjon Shkëmbi, për vrasjen e funksionarit të drejtësisë, Astrit Kalaja.

Në gjykatë janë paraqitur edhe bashkëshortja dhe fëmijët e gjyqtarit të vrarë. Ata shoqërohen nga avokati Arben Dollapi, i cili përfaqëson interesat e familjes në këtë proces penal.

Seanca e kësaj të premteje është e para në fazën e gjykimit paraprak ndaj dy të pandehurve. Top Channel