Lajme Zone
BotëBalkanWeb

“Të çohet në këmbë Shqipëria”/ Aktivistja Jaupaj: Vendi në mjerim. Në shesh deri në largimin përfundimtar të Ramës


Aktivistja Nevila Jaupaj, emigrante në Kanada, në një lidhje me News24 tha se protesta nuk duhet të jetë vetëm në Tiranë, por duhet që të ngrihen në këmbë qytetarët në mbarë qytetet e vendit.

Aktivistja Nevila Jaupaj, emigrante në Kanada, në një lidhje me News24 tha se protesta nuk duhet të jetë vetëm në Tiranë, por duhet që të ngrihen në këmbë qytetarët në mbarë qytetet e vendit. Jaupaj theksoi se Shqipëria është në mjerim dhe se çdo gjë është shtrenjtuar. Ajo shtoi se të gjithë duhet të jemi në shesh, deri në largimin përfundimtar të Ramës dhe klikës së tij. Nevila Jaupaj, emigrante në Kanada: Unë do doja që njerëzit në protestë të rezistonin. Protestuesit të qëndrojnë në shesh deri në largimin e Ramës nga pushteti. Ata që rrinë në shesh janë heronj. Si kjo protestë nuk ka as në botë. Aty janë shumë rryma dhe jemi të gjithë bashkë me qëllim, që të shpëtojmë atdheun. Unë do të doja që bllokohen rrugët dhe në protestë duhet të çohet gjithë Shqipëria. Shqipëria është në mjerim, sepse jetesa është bërë e papërballueshme. Ta çlirojmë atdheun. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kanada protesta protestuese