Aktivisti Florian Haçkaj, pjesë e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ka komentuar në News24 situatën politike dhe protestat kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai u ndal te nevoja për një organizim më të qartë të protestës dhe bashkimin e forcave opozitare rreth disa objektivave të përbashkëta. Sipas Haçkajt, pakënaqësia e qytetarëve është e madhe, por protesta duhet të marrë një drejtim të përcaktuar. Ai argumentoi se një protestë që vijon gjatë pa ndryshuar intensitet mund t’i shërbejë edhe qeverisë. “Thotë, ja njerëzit ku janë, po protestojnë. Herë pas here fut policinë, herë rri i qetë me ato mënyrat e shantazhit nga pas. Atij i intereson, sepse e heq veten si një lider demokratik, ndërkohë që Shqipëria është autokraci në çdo cep të saj. Duhet të ketë një përshkallëzim të saj”, tha ai. Më tej, Haçkaj theksoi se protesta duhet të ketë në qendër qytetarët dhe kërkesat që mund të bashkojnë grupime të ndryshme politike e shoqërore. “Protesta është heterogjene sa më s’ka, ju e shihni në shesh. Po të fiksohemi në pika që sjellin zgjidhje, që i bëjnë mirë Shqipërisë, të sjellim zgjedhje të lira, t’i largohemi korrupsionit, këtu bashkohemi të gjitha kahet. Këtë duhet të synojmë. Këtë personalisht e kam si nismë që dua ta hedh në letër bashkë me kolegë nga diaspora dhe vendi për ta bërë realitet. Se, nëse zgjasim protestën, nuk mendoj se është gjëja e duhur, pa eskalim të saj”, përfi Haçkaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: #haçkaj protesta
