Lajme Zone
Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët! Mes tyre edhe një 21-vjeçare
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët! Mes tyre edhe një 21-vjeçare

Policia ka identifkuar dhe shpallur në kërkim tre autorët që grabitën nën kërcënimin e armës një banesë në lagjen '5 Maji'. Mes autorëve është edhe një vajzë 21-vjeçare banuese në Greqi.

Elbasan - Policia ka identifkuar dhe shpallur në kërkim tre autorët që grabitën nën kërcënimin e armës një banesë në lagjen '5 Maji'. Dy ditë më parë një 21 vjeçe banuese në Greqi, një 27 vjeç banues në Elbasan dhe një tjetër 46 vjeç banues në Lezhë, të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën nën kërcënimin e armës 3000 euro dhe 4 celularë. LEXO edhe...Inteligjenca artificiale në radiologji, Spahiu: Po unifikojmë sistemin për diagnostikim më efikas (VIDEO) Pas grabitjes ata u larguan me një automjet, të cilin policia e ka sekuestruar si provë materiale. Blutë gjithashtu kanë nisur hetimet për një 30-vjeçar, pronar i automjetit dhe i afërm i një prej autorëve. Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën gjithashtu veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një mjet prerës (thikë) dhe një fenelinë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, si rezultat i punës hetimore, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi. Këta shtetas dyshohet se, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 12.10.2026, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë në një banesë, në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, i afërm i 46-vjeçarit dhe pronar i automjetit që braktisën autorët. Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një mjet prerës (thikë) dhe një fenelinë. Vijojnë kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast kriminal dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Elbasan vjedhje Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.9% Jo 76.2% Disi 3% Vota total: 1247 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?