Administrata Tatimore njofton se ka nisur kontrollet për subjektet që kanë realizuar të ardhura përmes platformës Booking.com. Tatimet thonë se janë përzgjedhur 100 individë dhe subjekte, të ardhurat e të cilëve do të analizohen nëse janë deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore. Në njoftim theksohet se këta 100 tatimpagues për periudhën tetor 2022-dhjetor 2025 kanë realizuar 24.9 milionë euro të ardhura të realizuara përmes Booking. LEXO EDHE:Luftë evazionit fiskal, Tatimet prezantojnë aplikacionin e ri! Shkeljet mund të raportohen në mënyrë anonime (VIDEO) Dhënia e apartamenteve me qira përmes platformave online, është rritur shpejt në vitet e fundit, duke bërë që me mijëra qytetar të japin me qira banesat apo dhomat e tyre sidomos në sezon veror. Administrata Tatimore u bën thirrje individëve dhe subjekteve që realizojnë të ardhura përmes platformave online të deklarojnë saktë të ardhurat për të shmangur pasojat administrative dhe penale. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Booking tatimet Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 3307 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

