Të gjitha çmimet e produkteve ushqimore që tregtohen në Shqipëri do të jenë transparente dhe do të monitorohen në kohë reale nga qytetarët.
Ministrja e Ekonomisë ka prezantuar nismën që do të quhet “Price Watch Albania”, ku çdo qytetar mund të kontrollojë online çmimet dhe më pas të vendosë se ku do të blejë.
Gazetarja Erblina Mile tha se përmes kësaj platforme qytetarët do të mund të shohin çmimin e një produkti në biznese të ndryshme dhe të zgjedhin se ku mund ta blejnë atë me një çmim më të favorshëm. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas gazetares Mile, shteti do të monitorojë çmimet përmes platformës, por nuk do të ndërhyjë në përcaktimin e çmimit final të produkteve.
Një mënyrë e tillë funksionon edhe në vende si Greqia, Italia, Turqia dhe Austria. “Qytetarët në mënyrë digjitale mund të futen në platformë për të parë çmimet, synohet të ketë më shumë transparencë për produktet ushqimore dhe bujqësore. Shpeshherë ka ankesa nga qytetarët dhe grupe të tjera që produkte të ndryshme shiten me çmime abuzive dhe përmes kësaj platforme synohet transparencë dhe qytetari mund të zgjedhë se këtë produkt ku mund ta blejë.
Është një platformë ku një produkt afishohen çmimet në biznese të ndryshme dhe qytetari mund ta zgjedhë, shteti monitoron sepse nuk ndërhyn në çmimin final të produktit.
Një mënyrë e tillë funksionon në Greqi, Itali, Turqi dhe Austri. Konfliktet e shumta që kanë përfshirë botën kanë ndikuar në çmimet e produkteve ushqimore dhe qeveritë aktualisht po i kushtojnë vëmendje për t’i monitoruar këto çmime.Do të jetë një seksion i veçantë brenda ‘Pasqyrë Albania’.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetEkonomi

