Lajme Zone
“Price Watch Albania”/ Ekspertja: Platformë që siguron transparencë, do evitohen rritjet e çmimeve gjatë verës apo festave
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Price Watch Albania”/ Ekspertja: Platformë që siguron transparencë, do evitohen rritjet e çmimeve gjatë verës apo festave

Ekspertja Romina Radonshiqi e ka cilësuar si shumë pozitive nismën për krijimin e një platforme për transparencën e çmimeve, duke theksuar se Shqipëria kishte nevojë për një mekanizëm të tillë, veçanërisht për shkak të abuzimit me çmimet.

Sipas saj, platforma do të shërbejë si një ndërmjetës mes qytetarit dhe tregtarit, duke i vendosur ata përballë njëri-tjetrit përmes transparencës së çmimeve.

Sipas ekspertes, kjo nismë mbron konsumatorin dhe rrit konkurrueshmërinë në treg. Ajo vlerëson se transparenca mund të ndikojë edhe në uljen e çmimeve gjatë sezonit të verës dhe periudhave festive, sidomos në fundvit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Është një nismë shumë pozitive dhe Shqipëria kishte nevojë për një nismë të tillë, pasi ka abuzim me çmimet. Kjo nismë është ndërmjetëse, ku qytetari dhe tregtari janë përballë njëri-tjetrit. Kjo nismë do të ndikojë pozitivisht edhe për prodhimin vendas.

Fermeri ka një marzh të përkulur fitimi dhe deri te tregtari final shkon me një çmim të lartë. Kjo nismë mbron konsumatorin dhe rrit konkurrueshmërinë në treg.

Do të reflektohet ulje e çmimeve në sezonin e verës dhe në festa, sidomos në fundvit, ku në vendet e zhvilluara ka ulje çmimesh. Një biznes nuk futet në BE duke abuzuar me çmimet. Kur kemi transparencë, shmangim rritjen e çmimeve në mënyrë abuzive.

Konsumatori mund të blejë më shumë produkte dhe shërbime. Prodhimi vendas do të ndihmohet, sepse kjo platformë do të krijonte gjurmueshmërinë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetEkonomi