Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë sjellë dëmtimin e çatisë së spitalit të Pukës. Pavareësisht ndërhyrjeve të kryera gjatë së dielës për zëvendësimin e çatisë, reshjet intensive gjatë natës kanë sjellë dëmtime të tjera në këtë strukturë.Lexo edhe:SYRI TV/ Shkodër, amortizohet rruga 'Selim Çoba', gropat me ujë kthehen në 'liqen' Stuhia e mbrëmjes së të dielës ka shkaktuar dëmtime të reja në çatinë e urës lidhëse ndërmjet Urgjencës dhe godinës së Spitalit të Pukës. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa spitali i Pukës vijon punën normalisht. Informacion mbi situatën në Spitalin e Pukës Stuhia e mbrëmshme ka shkaktuar dëmtime të reja në çatinë e urës lidhëse ndërmjet Urgjencës dhe godinës së Spitalit të Pukës. Pavarësisht ndërhyrjes së kryer gjatë ditës së djeshme për zëvendësimin e çatisë, reshjet intensive gjatë natës kanë sjellë dëmtime të tjera në këtë strukturë. OShKSh po ndjek nga afër situatën dhe ka marrë masat e nevojshme për adresimin e kësaj problematike, pa cenuar funksionimin e shërbimeve shëndetësore. Spitali Bashkiak Pukë vijon punën normalisht. Shërbimet ofrohen pa ndërprerje dhe pacientët marrin kujdesin e nevojshëm. Siguria dhe shëndeti i pacientëve mbeten prioritet!

