SYRI TV Për 1 këst duhen deri në pesë vite. Drejtues të shoqatës së ish-të përndjekurve politik në Shkodër akuzojnë qeverinë se po zvarrit dëmshpërblimet. Zenel Drangu kërkon shtim të fondit dhe përmbyllje të procesit.Lexo edhe:Pasojat në punë, beqarët e dashuria - Kujdes me financat sepse yjet tregohen të rezervuar Shoqata e ish-të përndjekurve politikë në Shkodër ka kritika përsa i përket dëmshpërblimeve nga shteti shqiptar për të dënuarit nga regjimi komunist. Kreu i kësaj shoqate, Zenel Drangu, thotë se duhet shtuar fondi për shpërndarjen e kësteve, teksa për marrjen e 1 kësti duhen 4 – 5 vite. Drangu shton se sorollatja me dëmshpërblimet po vazhdon edhe me të internuarit në tel me gjemba në vitet 1944 – 1955. Vetë Zenel Drangu është dënuar me 25 vite burg nën akuzën e tentativës për arratisje, teksa kaloi periudhën e dënimit në burgun e Spaçit.

