SYRI TV Banorët e lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ankohen për ndotjen nga mbetjet urbane që kanë ngecur në skarpatet e përroit pranë një ure. Mbetjet janë kthyer në shqetësim serioz për banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin e tij.Lexo edhe:Pasojat në punë, beqarët e dashuria - Kujdes me financat sepse yjet tregohen të rezervuar Ura e përroit të Zaranikës në ELbasan, pranë Rrugës Mbretërore në lagjen Skënderbej është e rrethuar nga mbetjet. Ndër vite situata vijon të mbetet problematike, teksa kohët e fundit mbetjet plastike kanë përfunduar në përroin e zonës. Në periudhën ku temperaturat janë të larta, mundësia për përhapje të infeksioneve është më e madhe, shprehen banorët, ndërkohë që kjo është një ndër zonat më të populluara në lagje e vetëm 2.9 km larg qendrës së Elbasanit. Për SYRI TV, banorët shprehen se kjo gjendje vjen si pasojë e neglizhencës së punonjësve të bashkisë për mirëmbajtjen e kësaj zone, ndonëse janë taksapagues të rregullt, e kanë bërë kërkesa të herëpashershme, por sërish kontejnerët e mbetjeve pastrohen një herë në javë ose një herë në 4 ditë.

