ITALI - Shqipëria ka siguruar medaljet e para në Lojërat Mesdhetare 2026 që po zhvillohen në Taranto të Italisë, me sportin e mundjes që është protagonist kryesor. Ardit Zeneli ka fituar medaljen e bronztë, ndërsa Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev kanë siguruar të paktën medaljen e argjendtë, teksa sot do të luftojnë për arin në finalet e kategorive të tyre. Në stilin greko-romak, Ardit Zeneli u ngjit në podium në kategorinë deri në 67 kilogramë. Mundësi shqiptar mposhti grekun Stavros Ntounias me rezultatin 9-8, pas një dueli të luftuar, në të cilin Zeneli arriti ta përmbysë situatën dhe të sigurojë medaljen e bronztë. Rezultate të rëndësishme kanë regjistruar edhe Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilët kanë avancuar deri në finale në stilin e lirë. LEXO EDHE:GOLAT/ Juventusi fitore me vuajtje, Milani bën detyrën në Torino! Tre pikë sigurojnë Atalanta dhe Lecce Abakarov garoi në kategorinë deri në 65 kilogramë. Ai e nisi turneun me një fitore 3-0 ndaj egjiptianit Eman, ndërsa në sfidën e radhës mposhti sirianin Dirki me rezultatin 6-2. Me këtë sukses, Abakarov siguroi një vend në finale, ku do të përballet me turkun Duman për medaljen e artë. Në kategorinë deri në 74 kilogramë, Islam Dudaev zhvilloi një paraqitje bindëse. Fillimisht, ai mposhti shqiptarin e Kosovës Egzon Xhoni me rezultatin 11-2, ndërsa në çerekfinale kaloi pa vështirësi grekun Georgios Ioakeimidis, duke fituar 10-0. Në gjysmëfinale, Dudaev u përball me spanjollin Mohammad Mottaghinia dhe siguroi një tjetër fitore, këtë herë 3-1. Në finale ai do të përballet me mundësin shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Fati Vejseli, në duelin që do të vendosë medaljen e artë. Finalet e Abakarov dhe Dudaev do të zhvillohen pasditen e së hënës, me dy mundësit shqiptarë që do të synojnë të ngjiten në shkallën më të lartë të podiumit. Ndërkohë, të hënën nis garimin edhe Albina Drazhi, e cila do të duelojë në çerekfinale të stilit të lirë në kategorinë deri në 68 kilogramë. Shqipëria shpreson të shtojë më tej numrin e medaljeve në këto Lojëra Mesdhetare. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: lojerat mesdhetare Taranto 2026 koksh mundje itali Ardit Zeneli zelimkhan abakarov islam dudaev Albina Drazhi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
23 Gusht, 08:55
Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.9% Keq 29.8% Nuk e di 8.3% Vota total: 1030 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?

