Lajme Zone
Babë e bir në Dukagjin u qëlluan me më shumë se 50 plumba
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Babë e bir në Dukagjin u qëlluan me më shumë se 50 plumba

Më shumë se 50 plumba dyshohet se janë qëlluar në drejtim të një fuoristrade në Dukagjin, ku pasditen e djeshme humbën jetën dy persona dhe mbeti i plagosur një tjetër. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, viktimave iu është zënë pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth dy kilometra larg rrugës që lidh Pultin me Shoshin. Ata po udhëtonin nga fshati Mgull në drejtim të Shkodrës, ndërsa dyshohet se ndaj automjetit janë zbrazur dy karikatorë kallashnikovi.

Fuoristrada drejtohej nga Lekë Gjoni, i cili së bashku me babanë e tij humbi jetën në vend, pasi automjeti doli nga rruga pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi. Nga breshëria e plumbave mundi të shpëtojë Lazër Bashi, i cili ndodhej në pjesën e pasme të automjetit. Ai mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe më pas u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia dyshon se në atentat kanë marrë pjesë më shumë se një person dhe se autorët janë larguar nga zona me një fuoristradë. Disa kilometra larg vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët. Ende nuk është përcaktuar motivi i krimit, ndërsa një nga pistat e hetimit është ajo e gjakmarrjes, për shkak të një hasmërie të mëparshme të familjes Gjoni. Grupi hetimor po verifikon edhe pista të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes.