Një tjetër javë pozitive për legjionarët kuqezi në kampionatet ndërkombëtare, me gola dhe asiste. Në Turqi, Ernest Muçi u rikthye si titullar pas rikuperimit nga dëmtimi dhe ishte protagonist në fitoren 2-1 të Trabzonsporit ndaj Basaksehirit. Sulmuesi i Kombëtares asistoi për golin e dytë dhe të fitores, të realizuar nga Mohamed Salah, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurimin e tri pikëve. Në Itali, Cristian Shpendi shënoi për Cesenën në përballjen ndaj Sampdorias. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 17-të, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin e parë të ndeshjes. Sampdoria arriti të barazojë më vonë, ndërsa sfida përfi 1-1. Edhe vëllai i tij, Stiveni, që luan për Empolin shënoi fundjavën që lamë pas. Ai i dha fitoren ekipit të tij kundër Cremoneses (1-0). LEXO edhe...Superliga/ Egnatia turpëron 3-0 Tiranën, bardheblutë 'të gjymtuar' nga FIFA! Vora mposht 0-1 Dinamon, Ilir Daja kundër FSHF-së Në Iran, Jasir Asani vazhdon paraqitjet pozitive me Esteghlal. Pas asistit të regjistruar në javën e kaluar, sulmuesi i Kombëtares shënoi edhe golin e parë të sezonit në fitoren 2-0 ndaj Sepahanit. Asani zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 4-t, me një goditje me të majtën nga jashtë zonës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Në Greqi, Stavro Pilo kontribuoi në fitoren e thellë 4-0 të AEK Athinës ndaj Iraklis 1908. Mbrojtësi i Kombëtares dha asistin për golin e dytë të takimit, të shënuar nga Jovic në minutën e 19-të, duke ndihmuar skuadrën e tij në këtë sukses. Në Kroaci, Etnik Brruti shënoi me Hajduk Splitin në ndeshjen ndaj Osijekut. Mesfushori i Kombëtares U-21 ishte titullar dhe realizoi në minutën e 9-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij pas një aksioni të zhvilluar nga krahu i majtë. Hajduk Split fitoi 4-0, ndërsa Brruti regjistroi një paraqitje pozitive në këtë sfidë. Në këtë javë, me skuadrat e tyre janë aktivizuar edhe legjionarë të tjerë të kombëtares shqiptare. Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Armando Broja dhe Myrto Uzuni vijojnë angazhimet në kampionatet respektive. S.Dh/ReportTv.al Legjionaret fshf Jasir Asani cristian shpendi stiven shpendi Ernest Muçi Stavros Pilios Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.5% Keq 29.9% Nuk e di 8.6% Vota total: 1132 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

