Një platformë e re për komunikimin me qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve të tyre do të jetë në qendër të qasjes së re të qeverisë. “Pasqyrë Albania”, platforma e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në Pogradec, do të funksionojë përmes dy sektorëve, “Flamingo Albania” dhe “Radar”. “Flamingo Albania” do të mbledhë të gjitha problematikat e qytetarëve që nuk kanë marrë zgjidhje nga administrata. Ankesat dhe kërkesat do të kalojnë në këtë sistem për t’u adresuar tek institucionet përgjegjëse. LEXO edhe...Priti pesë orë për të takuar Ramën, i moshuari nga Pogradeci: E përqafova dhe i thashë je lideri më i mirë në botë! Ke bërë shumë për Shqipërinë (VIDEO) Ndërsa “Radar” do të shërbejë për gjurmimin e tyre. Qytetari do të mund të kontrollojë në çdo moment se ku ndodhet ankesa, cili institucion po e trajton dhe në çfarë faze është zgjidhja e saj. Synimi është që problematikat e qytetarëve të marrin zgjidhje brenda dy javësh, duke krijuar njëkohësisht një komunikim më të drejtpërdrejtë mes ministrive, bashkive dhe drejtorive të përgjithshme. Pikërisht këtë mekanizëm kryeministri e përshkroi një ditë më parë në Pogradec si një sistem ku çdo hall apo kërkesë e qytetarit do të mund të ndiqet njësoj si një pako postare. “Ambicia është që më herët se vonë të arrijmë në pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim e hall i qytetarit i drejtuar institucioneve të jetë si pako postare, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi”, tha Rama teksa prezantonte “Pasqyrë Albania”. “Pasqyrë Albania” ishte një prej pikave kryesore të takimit 7-orësh që Rama zhvilloi të dielën në Pogradec me 12 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Në tryezë ishin edhe dy dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, pjesë e asaj që socialistët e konsiderojnë një mënyrë të re komunikimi me qytetarët në mandatin e katërt. Platforma e re rikthen në një formë tjetër një nismë të ndërmarrë nga qeveria edhe më herët. Në vitin 2018 u prezantua portalin e Bashkëqeverisjes me "Shqipëriaqëduam.al", me synimin për të adresuar ankesat dhe problematikat e qytetarëve me administratën. Xh.K/SI.E./ReportTv.al pasqyre albania edi rama PS Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.5% Keq 29.9% Nuk e di 8.6% Vota total: 1132 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

