Lajme Zone
Tallja me popullin dhe blloku bosh i Sara Milës
PolitikëJOQ Albania

Tallja me popullin dhe blloku bosh i Sara Milës

Në Papër, deputetja socialiste Sara Mila doli para kamerave për të prezantuar “Praninë Besnike”, një tjetër shfaqje politike ku fjalët për qytetarët nuk munguan. Ajo që mungoi, megjithatë, ishte përmbajtja e bllokut që mbante në dorë. Faqet dukeshin bosh, një detaj i vogël në pamje, por mjaftueshëm i madh për të prodhuar një metaforë: shumë prani në kamera, pak gjurmë në letër.

Nëse blloku do të ishte përdorur për të shënuar problemet e banorëve, ndoshta do të duhej një fletore e tërë. Por duket se “Prania Besnike” funksionon ndryshe: qytetari flet, kamera regjistron, deputetja buzëqesh dhe blloku vazhdon të mbetet bosh. Në fund, edhe propaganda ka nevojë për një skenar, ndërsa ky i fundit duket se është shkruar diku tjetër.

Dhe kështu, një bllok bosh kthehet padashur në protagonisti kryesor të një daljeje politike. Sepse kur nuk ke shumë për të treguar, të paktën mund të tregosh një bllok bosh. Premtimet mbushin ekranin, sloganet mbushin deklaratat, ndërsa faqet mbeten të pastra. Një “Prani Besnike” që, për momentin, duket se ka lënë më shumë boshllëk sesa zgjidhje.