Lajme Zone
Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhen diskutimet me Ramën
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhen diskutimet me Ramën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në përfundim të mbledhjes së zhvilluar këtë të shtunë Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ndan një fotoalbum nga takimi, ndërsa thekson se diskutimet u përqëndruan në disa çështje: organizimin e dokumentit strategjik “Prania Besnike”, metodologjinë e dokumenti tjetër të qeverisë “BESA” dhe sistemin e ri të platformës “PasqyrAlbania”. Sipas Ramës, taki

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në përfundim të mbledhjes së zhvilluar këtë të shtunë

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ndan një fotoalbum nga takimi, ndërsa thekson se diskutimet u përqëndruan në disa çështje: organizimin e dokumentit strategjik “Prania Besnike”, metodologjinë e dokumenti tjetër të qeverisë “BESA” dhe sistemin e ri të platformës “PasqyrAlbania”.

Sipas Ramës, takimi shërbeu edhe për të hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste. “Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike, metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”,-shkruan Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.