Lajme Zone
Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat është shoqëruar me debate të ashpra mes tij dhe një përfaqësie qytetarësh, të ardhur nga qytetit i Poliçanit, mes tyre edhe aktorja Egla Ceno.

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat është shoqëruar me debate të ashpra mes tij dhe një përfaqësie qytetarësh, të ardhur nga qytetit i Poliçanit, mes tyre edhe aktorja Egla Ceno. Takimi i Ramës është zhvilluar në ambientet e brendshme të Hotel Colombo në Berat, ku mësohet se mbledhja për Reformën Territoriale ka nisur me një diskutim të bërë nga Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

Pas fjalës së Demos janë ngritur banorët e Poliçanit për të diskutuar. Mw pas ka pasur irritim te banorët dhe kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj, duke u shoqëruar me debate verbale mes Ramës dhe Zotkajt e Cenos.

Kjo ka bërë që e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani të bojkotojë takimin dhe të largohen. Top Channel