Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Pržno të Malit të Zi. Ministri Hoxha rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për një Ballkan Perëndimor më të sigurt, më konkurrues dhe më të ndërlidhur. Për Ministrin e Jashtëm, siguria e Ballkanit Perëndimor dhe siguria e Evropës janë të pandashme. LEXO edhe...Ministri Hoxha takim me homologun gjerman Wadephul: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë “Në një mjedis gjithnjë e më kompleks gjeopolitik, përgjigjja ndaj sfidave tona të përbashkëta qëndron te bashkëpunimi më i fortë, uniteti më i madh dhe një Evropë më e qëndrueshme dhe më e aftë për t’u përballur me sfidat. Dhe për ne, kjo ka një emër: zgjerimi. Jo si një favor apo shpërblim, por si një proces i bazuar në merita dhe i mbështetur në reforma kuptimplota e me ndikim, duke qenë njëkohësisht një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Evropës”, tha Hoxha. Ministri rikujtoi se një nga mësimet më të rëndësishme të Procesit të Berlinit është se integrimi evropian fillon në shtëpi, shumë përpara anëtarësimit. “Ai përparon përmes bashkëpunimit praktik, lëvizshmërisë dhe kontakteve mes njerëzve, njohjes së ndërsjellë të diplomave, ndërlidhjes dhe Tregut të Përbashkët Rajonal, pra, përmes arritjeve konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve, thellojnë lidhjet rajonale dhe i afrojnë gjithnjë e më shumë shoqëritë tona me Bashkimin Evropian”, përfi Hoxha. Ora 16:47 Ministri Hoxha takim me homologun gjerman Wadephul: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë Në kuadër të takimit ministror të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Pržno të Malit të Zi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.Të dy ministrat patën një shkëmbim thelbësor me fokus rrugëtimin evropian të Shqipërisë.“Shpreha vlerësimin tonë të thellë për mbështetjen e qartë, konsistente dhe të vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e zgjerimit të BE-së dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkroi Ministri Hoxha në rrjetin social X pas takimit.Hoxha nënvizon se “angazhimi i fuqishëm i Gjermanisë për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në merita përbën një kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e momentumit dhe avancimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”.Sipas Hoxhës, agjenda ambicioze e reformave të Shqipërisë, dhe prioritetet në vijim të negociatave të anëtarësimit mbeten çelësi i së ardhmes sonë evropiane.“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të përmbushur zotimet tona dhe për të avancuar mbi bazën e meritave, ndërsa punojmë ngushtë me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë drejt një Evrope më të fortë, më të bashkuar, më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, deklaron Ministri i Jashtëm. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al integrimi ne be Ferit Hoxha ministria e jashtme Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.4% Jo 23.1% Jam i/e dyzyuar 4.6% Vota total: 1643 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

