Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga takimi me delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ndryshe nga pritjet tradicionale në ambientet e brendshme të Kryeministrisë, takimi është zhvilluar në kopshtin e institucionit. LEXO edhe...Ambasadori amerikan takim me Brahon dhe kreun e BKH-së: Në fokus lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës! S’përmend korrupsionin Delegacioni amerikan kryesohet nga kongresmeni Vern Buchanan, kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci, dhe gjatë vizitës në Tiranë shoqërohet edhe nga ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt. Më herët gjatë ditës, përfaqësuesit e Kongresit amerikan u pritën edhe nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si edhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të investimeve amerikane në vend. U.D/ReportTv.al edi rama kongresi amerikan Eric Wendt Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 21.8% Nuk e di 6.8% Vota total: 2292 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

