Lajme Zone
‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm, po mbledhim firmat për një peticion
PolitikëReport TV

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm, po mbledhim firmat për një peticion

Partia Demokratike po mbledh firmat për një peticion kundër ndërtimit të godinës së re shumëkatëshe te ‘Tajvani’ në Tiranë. Në intervistën e përjavshme me qytetarët, Sali Berisha tha se e kundërshton kategorikisht një ide të tillë në një hapësirë të gjelbër si ‘Parku Rinia.’ “Jam në mënyrë kategorike kundër ndërtimit të kullës në parkun e vetëm që ka mbetur tek Tajvani dhe shkatërrimit të tij. Par

Partia Demokratike po mbledh firmat për një peticion kundër ndërtimit të godinës së re shumëkatëshe te ‘Tajvani’ në Tiranë. Në intervistën e përjavshme me qytetarët, Sali Berisha tha se e kundërshton kategorikisht një ide të tillë në një hapësirë të gjelbër si ‘Parku Rinia.’ “Jam në mënyrë kategorike kundër ndërtimit të kullës në parkun e vetëm që ka mbetur tek Tajvani dhe shkatërrimit të tij. Partia Demokratike po mbledh firmat për një peticion dhe referendum lokal kundër ndërtimit, sikundër ju garantoj se do të mbështesim fuqishëm çdo protestë kundër ndërtimit të saj. Për ne kullat janë monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit”, tha Berisha. LEXO edhe...‘Territorialja’ më 8 tetor në Kuvend, Berisha ftesë demokratëve: Të mobilizohemi në protestë kombëtare Kreu i PD theksoi se qëndrimi i tij lidhur me ndërtesat shumëkatëshe ka qenë gjithnjë kundër dhe s’ka lejuar asnjëherë ndërtimin e tyre gjatë kohës kur ndodhej në pushtet. “Unë jam kundër tyre dhe kam qenë kundër tyre dhe nuk kam dhënë asnjë leje ndërtimi. Dhe në planin e përgjithshëm rregullues të Tiranës, të miratuar në atë kohë nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, nuk ka pasur asnjë ndërtesë mbi tetëkatëshe, në asnjë zone”, tha Berisha. Të enjten, përmes një konkursi, u zgjodh projekti fitues për rikonceptimin e gjurmës së ‘Tajvanit’ që tanimë do të quhet ‘Tirana Fountain Plaza.’ Projekti i studios daneze Bjarke Ignels Group paraqet idenë e një ndërtese tredimensionale mbi nivelin e tokës përmes kolonave, që poshtë ka hapësira të gjelbra, dhe lart krijon idenë e një reje. Në këtë kullë do të ketë zyra, struktura hoteliere, hapësira për aktivitete kulturore si dhe hapësira publike, pasi synimi është krijimi i një parku të ri me më shumë gjelbërim. Gjithashtu nuk do të mungojë as shatërvani, por uji do të rrjedhë nga ndërtesa. P.J/ReportTv.al Tajvani parku rinia peticion sali berisha PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.1% Jo 26% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3815 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?