Eli Fara guxoi. Përballë gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve që shpërthyen në rrjet, këngëtarja e njohur, zgjodhi të reagojë për herë të parë, pas publikimit të materialeve filmike të saj në intimitet me kompozitorin Adrian Hila. Këngëtarja me një jetë në skenë, thotë se dhimbjen që po përjeton sot, nuk ia uron asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime që prekin deri edhe familjen e saj. LEXO edhe...I publikuan video intime me Adi Hilën, Eli Fara: Jeta ime private u kthye në spektakël, turpi u përket atyre që filmojnë dhe shpërndajnë! Çështjen ia lë drejtësisë “Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar. Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu”, shkroi këngëtarja. Eli Fara qartazi në reagim e quan një moment intim, privatësi të saj, që ashtu siç ndaj çdo gruaje nuk duhej të ishte cenuar, duke rrëzuar kështu, çdo spekulim publik, dhe akuzë të rëndë që ka artikuluar gazetari i showbizit Elton Tozaj, personazhi që deri më tani ka pranuar se është ai që i ka shpërndarë këto materiale filmike nëpër rrjete sociale. Ai fliste në disa intervista se vajzat dhe gratë e përfshira janë shantazhuar dhe i është kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim që kompozitori t’i realizonte një këngë. Vetë kompozitori Adrian Hila u vu në hetim në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, ndërsa po kërkohet personi që i bëri ato publike për herë të parë. Deri më tani Hila rëndohet penalisht vetëm për kamerat që kishte vendosur në dhomën e studios së tij, por gratë që ai kryente marrëdhënie nuk e dinin se po filmoheshin. Këtu fillon hapi i parë i shkeljes së madhe që i është bërë grave të përfshira Por Hila mohoi të ishte personi që i ka shpërndarë videot, duke aluduar se sistemi i kamerës, mund të jetë hakeruar. Momenti i dytë i përket gazetarit Elton Tozaj. Qartazi vajzat dhe gratë nuk e dinin që ishin duke u filmuar në intimitetin e tyre. Por në momentin që videot i ranë në dorë gazetari, në vend të bënte denoncim në polici për këtë paligjshmëri që zbuloi, pra filmimin pa pëlqimin e tyre, Elton Tozaj zgjodhi t’i publikojë dhe t’ia shpërndajë edhe kolegëve të tjerë në Whatsapp me qëllim publikimin. Vetëm dijenia për prejardhjen kriminale të një elementi që u shpërnda, siç në këtë rast janë videot, përbën vepër penale Në legjislacionin shqiptar, vepra penale parashikohet nga neni 287/b i Kodit Penal, me titull “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Ky nen parashikon dënimin me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet për këdo që ‘’blen, merr, fsheh ose përvetëson për vete apo për një person të tretë para ose mallra, si dhe për këdo që ndihmon në blerjen, marrjen, fshehjen ose përdorimin e tyre, duke e ditur se ato janë përfituar nga një person tjetër nëpërmjet një vepre penale ose veprimtarie kriminale’’. Shtuar kësaj, dhe shpërndarjen e tyre me vetëdije të plotë duke etiketuar me emra disa nga gratë e përfshira, e madje me kartën e moralit duke denigruar figurën e artisteve të përfshira. Videot e Adrian Hilës në marrëdhënie seksuale me personazhe të njohur, janë hedhur online koha më parë, por askush në Shqipëri nuk kishte dijeni për to, derisa Elton Tozaj i nxori ato materiale. Ende nuk dihet se si gazetari Elton Tozaj i ka siguruar këto materiale, apo nëse dikush tjetër ia ka ofruar për konsum publik. Dëshmia e Eli Farës këtë të shtunë, rrëzon edhe alibinë e vetme të përdorur nga gazetari, pra pretendimin se publikimi i videove shërbente për të denoncuar një shantazh seksual ndaj artisteve. Duke qenë se bëhej fjalë për marrëdhënie konsensuale mes të rriturve dhe në një ambient privat, rëndohet pozita penale e kujtdo që i ka vënë këto video në qarkullim. G.M./ReportTv.al policia e tiranes Elton Tozaj adi hila Adrian Hila eli fara videot intime te artisteve Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.1% Jo 26% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3815 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

