Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë në lagjen Çlirim 45, Berat.
Në pamjet e dërguara shihet një tabelë që sinjalizon kalimin e këmbësorëve, ndërsa në rrugë nuk dallohen vijat e bardha të vendkalimit.
“Këtu ka një tabelë për vijat e bardha të këmbësorëve. Por këtu nuk ka vija të bardha. Si shpjegohet?”, shprehet qytetari.
Mungesa e shenjimit horizontal, pavarësisht pranisë së tabelës, mund të krijojë konfuzion për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të ndërhyjnë për sinjalistikën e nevojshme. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

