Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot në një konferencë të jashtëzakonshme se nëse sot do të zgjidhet presidenti i vendit, zotohet se të enjten në mëngjes do të votohet edhe Projektligji për dhomat e Specializuara në leximin e dytë. Ai theksoi se Kreu i Shtetit duhet të zgjidhet sot, ndërsa Ligji për Dhomat e Specializuara mundet të votohet më vonë, duke respektuar afatin 72 orësh. “Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe unë zotohem publikisht se në paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara”, u shpreh Kurti. Sipas tij, Vetëvendosja do të votojë në lexim të dytë Projektligjin e Dhomave të specializuara dhe këtë e bëjnë duke respektuar rregulloren e punës së kuvendit, ku afati 72 orësh do të jetë në paraditen e të enjtes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

