Lajme Zone
SYRI TV/ Universitetet drejt fundit të regjistrimeve, 22 mijë maturantë pritet të ndjekin arsimin e lartë
TeknologjiSyri

SYRI TV/ Universitetet drejt fundit të regjistrimeve, 22 mijë maturantë pritet të ndjekin arsimin e lartë

Regjistrimet në universitete po shkojnë drejt përfundimit. Deri më 4 tetor, pritet të regjistrohen rreth 22 mijë maturantë në programet e arsimit të lartë. Degët e shëndetësisë, inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit vijojnë të jenë më të kërkuarat, ndërsa është rritur interesi edhe për degët e edukimit dhe programet profesionale. Shifrat dhe preferencat e maturantëve u bënë me dije nga Drejtori i RASH, Arjan Xhelaj, gjatë një intervistë për Syri TV.

Regjistrimet në universitete po shkojnë drejt përfundimit. Deri më 4 tetor, pritet të regjistrohen rreth 22 mijë maturantë në programet e arsimit të lartë. Degët e shëndetësisë, inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit vijojnë të jenë më të kërkuarat, ndërsa është rritur interesi edhe për degët e edukimit dhe programet profesionale. Shifrat dhe preferencat e maturantëve u bënë me dije nga Drejtori i RASH, Arjan Xhelaj, gjatë një intervistë për Syri TV. SYRI TVLexo edhe:Katastrofë mjedisore në Lushnje/ Shkarkohet uji i rezervuarit në Kasharaj, tonelata me peshk në baltë Teksa pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri akademik, regjistrimet në universitete po shkojnë drejt përfundimit. Deri në mbyllje të procesit, pritet që numri i maturantëve të regjistruar në programet e studimit të arsimit të lartë të arrijë në rreth 22 mijë. Të dhënat u bënë të ditura nga drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj. “E mbyllëm raundin e parë me mbi 16 mijë maturantë të regjistruar dhe 6500 maturante qe aplikuan per raundin e dytë. Deri ne fund pritet te jene deri ne 22 mijë te regjistruar. Regjistrimet zgjasin deri me 4 tetor.” Degët e shëndetësisë, inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit vijojnë të jenë ndër më të kërkuarat nga maturantët. Ndërkohë, këtë vit është evidentuar rritje e interesit edhe për programet e edukimit dhe degët profesionale, veçanërisht në universitetet rajonale. “Fushat qe kane aplikuar me shume mbeten deget e shëndetit, inxhinieri, ndertim, arkitekturë etj. Rritje ka pasur edhe në deget e edukimit, veçanërisht në universitetet rajonale. Interes edhe per deget profesionale.” Rreth 70% e studentëve vendas zgjedhin universitetet publike, ndërsa pjesa tjetër regjistrohet në institucionet jopublike. Nga ana tjetër, studentët e huaj shfaqin një prirje më të theksuar drejt universiteteve private.