Lajme Zone
SYRI TV/ Tirana e mbushur me plehra, koshat e mbushur dhe mbetje në rrugë e trotuare
EkonomiSyri

SYRI TV/ Tirana e mbushur me plehra, koshat e mbushur dhe mbetje në rrugë e trotuare

SYRI TV

SYRI TV Mbetjet urbane në zona të ndryshme të kryeqytetit janë kthyer në një problematikë kryesore. Banorët ankohen se koshat janë të tejmbushur dhe ka mbetje të cilat janë të detyruar t’i hedhin edhe jashtë tyre, ndërsa shprehen të shqetësuar edhe për rrezikun nga përhapja e infeksioneve.Lexo edhe:Temperatura deri në 37°C/ Vijon i nxehti në Shqipëri edhe këtë të enjte, por me reshje në disa zona Situata me plehrat në kryeqytet është kthyer në shqetësim për shumë zona dhe lagje të Tiranës, duke krijuar jo vetëm ndotje mjedisore, por edhe vizuale. Kazanët e mbeturinave janë tejmbushur, me mbetje urbane por edhe orendi të vjetra shtëpiake, ndërsa plehrat kanë dalë në trotuare e rrugë, madje edhe pranë shtëpive të banueshme. Veç erës kundërmuese të mbetjeve, banorët shprehen të shqetësuar se pirgjet e mbetjeve mund të kthehen në vatra të përhapjes së infeksionit. Një tjetër problematikë ka të bëjë edhe me pastrimin e mbeturinave. Banorë të zonës vazhdimisht kanë ngritur shqetësimin se edhe në rastet kur mbeturinat të cilat ndodhen brenda koshave pastrohen, mbeturinat të cilat janë të hedhura jashtë, mbeten pa pastruar, duke krijuar kështu një situatë tejet shqetësuese Situata është evidentuar në disa lagje të Tiranës, ndërsa shqetësimi për menaxhimin e mbetjeve urbane vijon të jetë prezent. Në një kohë kur kryeqyteti përballet me problematikën e grumbullimit të mbetjeve, mbetet ende i hapur debati për menaxhimin e fondeve publike të destinuara për trajtimin e tyre, përfshirë miliona eurot e shpenzuara për inceneratorë që nuk janë vënë në funksion.