Lajme Zone
SYRI TV/ Banorët e Spitallës në protestë për mbetjet, Bashkia krijon landfille në lagje të Durrësit
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

SYRI TV/ Banorët e Spitallës në protestë për mbetjet, Bashkia krijon landfille në lagje të Durrësit

Banorët e lagjes nr. 15 në Spitallë të Durrësit kanë protestuar kundër grumbullimit të mbetjeve pranë banesave të tyre. Ata thonë se situata është rënduar prej javësh, ndërsa era e rëndë i ka detyruar të mbajnë të mbyllura edhe dritaret e shtëpive. Të shqetësuar për pasojat në shëndet, banorët bllokuan hyrjen e kamionëve në landfill dhe kërkuan ndërhyrjen e Bashkisë së Durrësit. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse nuk merren masa për pastrimin e zonës.

Banorët e lagjes nr. 15 në Spitallë të Durrësit kanë protestuar kundër grumbullimit të mbetjeve pranë banesave të tyre. Ata thonë se situata është rënduar prej javësh, ndërsa era e rëndë i ka detyruar të mbajnë të mbyllura edhe dritaret e shtëpive. Të shqetësuar për pasojat në shëndet, banorët bllokuan hyrjen e kamionëve në landfill dhe kërkuan ndërhyrjen e Bashkisë së Durrësit. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse nuk merren masa për pastrimin e zonës. SYRI TVLexo edhe:Horoskopi 20 gusht/ Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat Banorët e lagjes nr. 15 në Spitallë të Durrësit kanë protestuar mëngjesin e kësaj të enjteje për grumbullimin e mbetjeve në lagjen e tyre. Ata ngrenë shqetësimin se landfilli i mbetjeve afër banesave ka shkaktuar ndotje alarmante të mjedisit. Për shkak të erës së rëndë banorët thonë se nuk hapin dot as dritaret, ndërsa shprehen të shqetësuar për pasojat në shëndetin e tyre. Ata deklarojnë se mbetjet nuk pastrohen prej javësh dhe se problemi nuk kufizohet vetëm në Spitallë, por është i pranishëm edhe në lagje të tjera të Durrësit. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë së Durrësit dhe zgjidhjen e problemit të grumbullimit të mbetjeve. Të alarmuar nga kjo situatë, banorët kanë bllokuar hyrjen e kamionit të plehrave në landfill, ndërsa në rast se nuk merren masa, paralajmërojnë përshkallëzim të protestave. Ndërkohë, Bashkia Durrës vijon të marrë miliona euro nga taksat e qytetarëve për të depozituar mbetjet në landfillin e Sharrës, por, siç duket nga pamjet, edhe pse milionat shpenzohen, mbetjet nuk janë larguar prej javësh nga kjo lagje e Durrësit.