Lajme Zone
SYRI TV/ Nis viti i ri akademik në universitetet e vendit, regjistrimet në universitete në rënie të lirë
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

SYRI TV/ Nis viti i ri akademik në universitetet e vendit, regjistrimet në universitete në rënie të lirë

Nisi këtë pesë tetor viti i ri akademik në të gjitha universitetet publike dhe private të vendit. Nisja e vitit akademik, ka qenë e qetë dhe pa probleme në Tiranë dhe rrethet ku ka universitete.

Nisi këtë pesë tetor viti i ri akademik në të gjitha universitetet publike dhe private të vendit. Nisja e vitit akademik, ka qenë e qetë dhe pa probleme në Tiranë dhe rrethet ku ka universitete. Ndërkohë, institucionet e arsimit të lartë në vend nuk kanë dhënë ende shifra për regjistrimet dhe numrin e përgjithshëm të studentëve për këtë vit akademik. Nga të dhënat jo zyrtare, numri total i studentëve që do të ulen në auditore mendohet të jetë rreth 120 mijë studentë, nga këta rreth 20 mijë futen për herë të parë në universitete.Lexo edhe:Njihuni me parashikimin e motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat Referuar të dhënave për pesë vitetet e fundit, Shqipëria ka humbur rrreth 8 mijë studentë. Thënë më thjeshtë, në vitin 2021-2022 në univerestitet e vendit studionin gjithsej rreth 123 880 studentë, ndërsa në vitin 2025-2026 studionin 115 782 studentë. Ndërsa për vitin e ri akademik, pritet të bëhen të ditura shifrat në ditët në vijim. Nga të dhënat që mund të verifikohen për 2025–2026, ndër programet me interes të lartë janë degët e Mjekësisë, Inxhinierisë, Teknologjisë së Informacionti, Drejtësisë etj. Në disa universitete publike, kryesisht në rrethe, kanë nisur të marrin formë programet profesionale dy vjeçare të studimit. Në këto degë, vihet re një rritje e interesit të të rinjve, të cilët duket më shumë të orientuar drejt profesioneve, të cilat më pas i përdorin për t`u larguar nga Shqipëria. Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare për programet e studimit që janë mbyllur apo rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesës së studentëve.