Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve nis aksionin kombëtar për kontrollin e përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në të gjithë vendin. Kodi i Furnizimit me Ujë e ndalon përdorimin e ujit të pijshëm për këtë aktivitet. Për këtë arsye, çdo lavazh që përdor ujin e rrjetit publik ka afat deri më 31 tetor për ta ndërprerë këtë praktikë dhe për të siguruar një burim alternativ të ligjshëm. LEXO edhe...Parku Rinia nën hijen e kullës, kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës “Thirrja jonë është e qartë: mos prisni kontrollin. Merrni masat brenda 31 tetorit. Pas kësaj date do të intensifikohen kontrollet dhe do të zbatohen masat administrative të parashikuara nga ligji”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i AKUK, Fludian Çuka. Çuka theksoi se për lidhjet e paligjshme nuk do të ketë tolerim: “Ndërhyrja e paligjshme në rrjet është vepër penale. Çdo lidhje e paligjshme që do të konstatohet do të dokumentohet dhe do t’u referohet organeve kompetente. Pa përjashtim.” Ndërhyrjet e paligjshme rrisin humbjet, mund të ndikojnë në presionin dhe funksionimin normal të rrjetit dhe cenojnë furnizimin e qytetarëve. Kontrollet do të zhvillohen në të gjithë vendin. Çdo rast do të dokumentohet dhe për çdo shkelje do të ndiqen procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Rrjeti publik i ujit të pijëshëm është pasuri e përbashkët dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të në mënyrë të paligjshme.”. Afati është 31 Tetori. Xh.K/ReportTv.al uje i pijshem Ujësjellës Kanalizime Tiranë Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.8% Nuk e di 6.8% Vota total: 2809 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

