Rritja e temperaturave ka sjellë fluks të shtuar pacientësh në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit. Mjekët u bëjnë apel veçanërisht të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike të shmangin ekspozimin në diell, të konsumojnë lëngje dhe të mos neglizhojnë simptomat. Nga SYRI TVLexo edhe:SYRI TV/ Elbasan - Pjeshkët pa treg, fermerët me humbje, çifti i të moshuarve përballet me vështirësi Rritja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka sjellë një fluks të shtuar pacientësh në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas mjekut të urgjencës, Ardit Hymeraj, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 200 vizita. Pjesa më e madhe e pacientëve janë të moshuar dhe persona që vuajnë nga sëmundje kronike. Ndër shqetësimet më të shpeshta gjatë ditëve të nxehta janë dehidratimi, diarreja, dhimbjet e ndryshme, si dhe gjendjet e shkaktuara nga ekspozimi i zgjatur në diell dhe temperaturat e larta. Në shumë raste, pas marrjes së ndihmës dhe këshillave mjekësore, pacientët largohen nga urgjenca për të vijuar trajtimin në banesë. Mjeku Ardit Hymeraj u bën apel qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, të tregojnë kujdes gjatë orëve me temperatura të larta. Ai këshillon shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, konsumimin e mjaftueshëm të lëngjeve dhe, mbi të gjitha, të mos neglizhohen simptomat.

