Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë shifra rekord të trafikut ajror. Gjatë muajit gusht, në aeroport janë përpunuar rreth 1 milion e 717 mijë pasagjerë, duke shënuar një tjetër rekord për flukset e udhëtarëve.
Dita më e ngarkuar e muajit ishte 17 gushti, kur mbi 60 mijë pasagjerë kaluan përmes aeroportit, ndërsa u realizuan gjithsej 326 fluturime brenda një dite.
Shifrat e gushtit vijnë pas një korriku po ashtu rekord, ku Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi afro 1 milion e 650 mijë pasagjerë. Krahasuar me korrikun e një viti më parë, trafiku i pasagjerëve ishte 28.1% më i lartë.
Rritja e ndjeshme e numrit të udhëtarëve tregon vijimin e trendit pozitiv të trafikut ajror në Shqipëri, veçanërisht gjatë muajve të sezonit turistik, kur flukset e turistëve dhe shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit arrijnë nivelet më të larta.
Me këto shifra, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të jetë një prej pikave kryesore të hyrje-daljeve të udhëtarëve në vend, ndërsa sezoni veror i këtij viti po shënon nivele të reja të lëvizjes së pasagjerëve./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

