Lajme Zone
Udhëtimet e Veliajt/ Komisioneri i jep të drejtë CNA-së, urdhëron Bashkinë e Tiranës të japë informacion
PolitikëCNA

Udhëtimet e Veliajt/ Komisioneri i jep të drejtë CNA-së, urdhëron Bashkinë e Tiranës të japë informacion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kryer qin...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kryer qindra ndoshta mijëra udhëtime përgjatë një dekade të ushtrimit të detyrës, deri në momentin para arrestimit të tij në mes të kryeqytetit me 10 shkurt të vitit 2025.

CNA i është drejtuar Bashkisë së Tiranës me një kërkesë në lidhje me udhëtimet e kryera nga kryebashkiaku Erion Veliaj në 10 vitet e fundit.

Kërkesa e CNA-se drejtuar Bashkisë së Tiranës për udhëtimet e Erion Veliajt Në përgjigje të kërkesës, përmes një dokumenti që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, ky institucion refuzon të japë përgjigje, me arsyetimin se bëhet fjalë për të dhëna personale. “Në lidhje me informacionin e detajuar mbi udhëtimet e kryetarit të bashkisë, Bashkia Tiranë vlerëson se ky informacion nuk mund të bëhet publik”, theksohet në përgjigje zyrtare. Përgjigjja e Bashkisë së Tiranës për CNA Pas kësaj përgjigje qesharake nga ana e institucionit më të korruptuar me kryetarin Erion Veliaj në burg mbi të cilin rëndojnë 13 akuza të rënda penale, CNA i është drejtuar me një shkresë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në lidhje me mosbërjen transparencë dhe fshehjen e të dhënave nga Bashkia e Tiranës, totalisht në shkelje të ligjit.

Ankesa drejtuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka marrë në shqyrtim ankesën e bërë nga CNA dhe thekson se pika 1 e nenit 15 e ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” parashikon se: Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm e parashikon ndryshe.

Përgjigjja e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Gjithashtu thekson Komisioneri se bazuar në pikën 2 të nenit 2 të ligjit për të Drejtën e Informimit parashikohet se: “informacioni publik” është çdo e dhënë e regjistruar në çfarëdo lloj forme dhe formati gjatë ushtrimit të funksionit publik pavarësisht nëse është përpiluar ose jo nga Autoriteti Publik.

Në përgjigje nënvizohet se, Autoriteti Publik pas vlerësimit të kërkesës për informacion, nëse përmbush kriteret për informacion publik sipas dispozitës së sipërcituar, duhet të vendosë në dispozicion të kërkuesit çdo dokument, i cili është prodhuar ose mbahet nga ky i fundit në formën e disponuar duke mbajtur në konsideratë parashikimin sipas nenit 17 të këtij ligji.

Përgjigjja e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Më tej, Komisioneri vlerëson se: Autoriteti Publik detyrohet sipas nenit 12, 14 dhe 16 të ligjit për të drejtën e informimit të informojë ankuesin në lidhje me kërkesën e tij ose ta dërgojë atë pranë autoritetit kompentent në rastet kur nuk e zotëron informacionin duke vënë në dijeni dhe kërkuesin. Në të kundërt citon Komisioneri ky mosveprim konsiderohet si kundërvatje administrative dhe në përputhje me nenin 18/2/a/ë/g të ligjit për të drejtën e informimit “a) refuzimi i dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji, dënohet me 50.000 deri në 300.000 lekë; “ë)mosdërgimi i kërkesës për informim te një autoirtet tjetër publik brenda afatit të parashikuar në pikën 2 të nenit 12 të këtij ligji dënohet me 50.000 deri në 300.000 lekë ; “g) mosnjoftimi i kërkuesit se kërkesa e tij i është dërguar një autoriteti tjetër dhe kontaktet e nevojshme i janë dërguar autoritetit tjetër në kundërshtim me parashikimet e piës 3 të nenit 12 të këtij ligji dënohet me 50.000 deri në 100.000 lekë.

Pra Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e Të Dhënave Personale e thotë qartë që Autoriteti Publik, në këtë rast Bashkia e Tiranës duhet të japë çdo të dhënë të regjistruar në çfarëdo lloj forme dhe formati gjatë ushtrimit të funksionit publik pavarësisht nëse është përpiluar ose jo nga Autoriteti Publik.

Po ashtu thekson se duhet të vendosë në dispozicion të kërkuesit çdo dokument i cili është prodhuar ose mbahet nga ky i fundit në formën e disponuar duke mbajtur në konsideratë parashikimin sipas nenit 17 të këtij ligji.

Por Bashkia e Tiranës në përgjigjen e saj për CNA ka fshehur infromacionet e kërkuara.

Kryebashkiaku i Tiranës ka udhëtuar duke përdorur taksat e qytetarëve. Për këtë arsye ai nuk mund të udhëtojë kudo, por veçse për takime zyrtare, në evente, në aktivitete në të cilat ka ftesë nga homologë, apo edhe takime të tjera ndërkombëtare.

Bashkia e Tiranës refuzon të japë të dhënat dhe është futur në “bunker”, duke u kthyer në një bashkëpunëtore, ndoshta për fshehjen e një vepre penale që mund të jetë konsumuar. Kjo mbetet ende t'u vërtetuar, pasi ka edhe hetime nga SPAK-u. Bashkia e Tiranës futet në "bunker"

18 Gusht, 09:29 CNA ka kërkuar transparencë dhe llogaridhënie, asgjë më shumë, përmes një kërkese për vënien në dispozicion të informacionit se sa udhëtime ka bërë kryetari i bashkisë në vitet 2015-2025.

Por ky nuk është rasti i parë që kjo bashki refuzon të japë përgjigje për një shkresë.

Prej disa muajsh, bashkia nuk përgjigjet për shkresën ku kërkohet transparencë mbi sa reklama, banera, LED-wall-e janë vendosur në evente të ndryshme, në sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Nënë Tereza”, por edhe për vende të tjera ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kryeqytet. Pa transparencë dhe llogaridhënie/ Heshtja kriminale e Bashkisë së Tiranës

22 Gusht, 09:12 Problemi nuk janë vetëm 13 akuzat që rëndojnë ndaj Erion Veliajt. Çështja nuk është vetëm tek udhëtimet, por edhe te milionat e eurove të keqpërdorura për udhëtime, që ne dyshojmë se mund të jenë edhe për qëllime private.

Bashkia e Tiranës mund të ketë paguar udhëtime private për Erion Veliajn, ndërkohë që kjo nuk duhet të ndodhë; duhet të paguajë vetëm udhëtimet zyrtare. Këtu jemi përballë një skandali që dyshojmë se po fshihet nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë. Për të disatën herë, zyrtarët e kësaj bashkie nuk u përgjigjen kërkesave të bëra, i anashkalojnë apo përpiqen të tregojnë ligjin./ CNA Shtet "karagjoz", nga bashkia e Veliajt tek institucionet e Edi Ramës

22 Gusht, 09:59 Pa transparencë dhe llogaridhënie/ Heshtja kriminale e Bashkisë së Tiranës

22 Gusht, 09:12 Bashkia e Tiranës futet në "bunker"

18 Gusht, 09:29 Udhëtimet e Veliajt/ Çfarë mund të zbulojnë prokurorët e SPAK-ut

29 Korrik, 10:49 EKSKLUZIVE/ SPAK-u, në Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 12:34 Skandali që mbërthen Bashkinë e Tiranës

22 Korrik, 09:59 Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj

21 Korrik, 10:49 Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga Bashkia e Tiranës

20 Korrik, 13:48 Bashkia e Tiranës, një bandë mashtruesish

19 Korrik, 11:11 Karagjozët e Bashkisë së Tiranës 9 Korrik, 10:45 Bashkia e Tiranës vijon t’i i fshihet përballjes me CNA 7 Korrik, 17:51 Heshtja kriminale e Bashkisë së Tiranës

27 Qershor, 14:40 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.