Lajme Zone
SYRI TV/ Gjirokastër, bie numri i lindjeve në nivel qarku, Mjekët: në 10 muaj, vetëm 272 lindje foshnjash
Të tjeraSyri

SYRI TV/ Gjirokastër, bie numri i lindjeve në nivel qarku, Mjekët: në 10 muaj, vetëm 272 lindje foshnjash

Gjirokastra vijon të shënojnë rekorde negative për numrin e lindjeve. Kushtet ekonomike, shpopullimi i zonave rurale dhe mungesa e martesave, ka bërë që në qarkun e Gjirokastrës deri në këtë periudhë të vitit të regjistrohen vetëm 272  lindje. Mjekët gjinekolog në Maternitetin e Gjirokastrës, tregojnë gjithashtu se në këtë pavion është rritur mosha mesatare e grave që bëhen nëna.

Gjirokastra vijon të shënojnë rekorde negative për numrin e lindjeve. Kushtet ekonomike, shpopullimi i zonave rurale dhe mungesa e martesave, ka bërë që në qarkun e Gjirokastrës deri në këtë periudhë të vitit të regjistrohen vetëm 272 lindje. Mjekët gjinekolog në Maternitetin e Gjirokastrës, tregojnë gjithashtu se në këtë pavion është rritur mosha mesatare e grave që bëhen nëna. Syri tvLexo edhe:SYRI TV/ Nis vjelja e mandarinës në Konispol, grumbulluesit: Shteti nuk na ka mbështetur Numri i lindjeve vijon të jetë në rënie në Gjirokastër. Gjatë vitit 2026, në maternitetin “Mitro Çuci” janë regjistruar 272 lindje, një shifër më e ulët krahasuar me një vit më parë. Në këtë maternitet marrin shërbim gra nga i gjithë qarku, përfshirë zonat rurale, por edhe nga qyteti i Sarandës. Një tendencë që vihet re vitet e fundit është rritja e moshës së grave që vendosin të bëhen nëna. Mjekja Migena Kuro shprehet se gjithnjë e më shumë gra zgjedhin të përfjnë fillimisht arsimin dhe të konsolidohen profesionalisht, duke e shtyrë më vonë vendimin për mëmësinë. Ajo evidenton gjithashtu mungesën e kulturës së kontrolleve periodike shëndetësore, pasi një pjesë e popullatës ende nuk është ndërgjegjësuar për rëndësinë e vizitave parandaluese dhe i drejtohet mjekut kryesisht kur shfaqen probleme shëndetësore. Rënia e lindjeve është një tjetër tregues i ndryshimeve demografike që kanë prekur Gjirokastrën.