Lajme Zone
Aksident i rëndë në Durrës, shoferja përplas për vdekje të moshuarin
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në Durrës, shoferja përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 81-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 81-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14 të qytetit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Përplasja ka qenë fatale për të moshuarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Në timonin e automjetit ndodhej një 26-vjeçare, e cila është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 26 vjecare aksident Durres moshuaren perplas