Lajme Zone
E rëndë në Durrës, makina e drejtuar nga 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Durrës, makina e drejtuar nga 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, ku një 26-vjeçare, teksa drejtonte automjetin e saj, ka përplasur një këmbësor 81-vjeçar.

Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të Policisë, drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit.