Lajme Zone
SYRI TV/ Garat me pëllumba pjesë e jetës së Veshos,  pasioni u kthye në një sport me gara
KulturëSyri

SYRI TV/ Garat me pëllumba pjesë e jetës së Veshos, pasioni u kthye në një sport me gara

Klement Veshos prej gati tri dekadash, pëllumbat e garës i janë kthyer në pjesë të pandarë të jetës. Një pasion që nisi para viteve të demokracisë dhe që me kalimin e kohës, u shndërrua në një angazhim të përditshëm, mes pasionit, garave, kupave por edhe shpenzimeve, aq sa tashmë dita e tij nuk ka kuptim pa pëllumbat.

Klement Veshos prej gati tri dekadash, pëllumbat e garës i janë kthyer në pjesë të pandarë të jetës. Një pasion që nisi para viteve të demokracisë dhe që me kalimin e kohës, u shndërrua në një angazhim të përditshëm, mes pasionit, garave, kupave por edhe shpenzimeve, aq sa tashmë dita e tij nuk ka kuptim pa pëllumbat. Syri tvLexo edhe:SYRI TV - Dimal/ Fermerët në kufijtë e mbijtesës, asnjë ndihmë nga shteti Prej 28 vitesh, jeta e Klement Vesho në Pogradec është e lidhur ngushtë me pëllumbat e garës. Një pasion që nisi pas viteve të para të demokracisë dhe që me kalimin e kohës u kthye në një mënyrë jetese. Nga garat e para me qytetarët e Pogradecit, Klementi kaloi më pas në garat e organizuara nga federata. Ndër vite ka fituar dhjetëra kupa, por një prej rezultateve që e veçon është ai i një pëllumbi që ka përshkuar rreth 1500 kilometra nga Berlini në Pogradec. Por ky pasion ka edhe koston e tij. Ushqimi, vitaminat dhe përgatitja për garat kërkojnë shpenzime të konsiderueshme. Sipas Klementit, vetëm në një vit shpenzimet mund të shkojnë deri në disa mijëra euro, ndërsa në Shqipëri ky sport, sipas tij, nuk merr mbështetje Pavarësisht kostove, për Klement Vesho pëllumbat mbeten pjesë e pandarë e jetës së tij. Pas 28 vitesh, ai vijon të kujdeset, të garojë dhe të presë me të njëjtin emocion kthimin e tyre në shtëpi.