Lajme Zone
Si rrallë herë, aktori Robert De Niro publikon foton me vajzën e tij 3-vjeçare: Më pëlqen shumë të jem babai yt
KulturëReport TV

Si rrallë herë, aktori Robert De Niro publikon foton me vajzën e tij 3-vjeçare: Më pëlqen shumë të jem babai yt

Robert De Niro ka ndarë një foto të rrallë me vajzën e tij trevjeçare, Gia. Fotografia ka tërhequr vëmendjen e fansave pikërisht për shkak të natyrës së pazakontë të postimit.

Robert De Niro ka ndarë një foto të rrallë me vajzën e tij trevjeçare, Gia, duke treguar një anë shumë më private të jetës së aktorit. 83-vjeçari është një nga figurat më të njohura të Hollywood-it, por rrallë publikon momente familjare. "Unë dhe vajza ime! Më pëlqen shumë të jem babai yt, Gia", shkroi ai krahas fotos prekëse baba-bijë. LEXO edhe...Aktori i Hollivudit thirrje amerikanëve t’i rezistojnë Trump: Duhet ta shpëtojmë vendin, ai po e shkatërron Fotografia ka tërhequr vëmendjen e fansave pikërisht për shkak të natyrës së pazakontë të postimit. Gia erdhi në jetë në vitin 2023, kur aktori ishte 79-vjeç dhe partnerja e tij Tiffany Chen ishte 46-vjeçe Fituesi i çmimit Oscar ka gjashtë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. De Niro dhe gruaja e tij e parë, Diahnne Abbott, janë prindër të vajzës Drena, 54 vjeç, dhe djalit Raphael, 49 vjeç. Në vitin 1995, ai mirëpriti djemtë binjakë Julian dhe Aaron, 31 vjeç, me ish të dashurën e tij, modelen dhe aktoren Toukie Smith. De Niro ka gjithashtu djalin Elliot, 28 vjeç dhe vajzën Helen Grace, 14 vjeç, me ish-gruan e tij, Grace Hightower. Xh.K/SI.E./ReportTv.al Robert De Niro Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.4% Magjistratëve 13.8% Nuk e di 4.8% Vota total: 703 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?