Lajme Zone
KulturëReport TV

Mbyllet edicioni 13-të i 'Koko Fest' në Korçë, ‘Babai’ merr çmimin e parë


Në Korcë u mbyll festivali i komedisë, ku çmimi fitues iu dha trupës së Teatrit Eksperimental te Tiranës me shfaqjen “Babai”. Gent Bejko mori cmim per regjinë më të mirë. Po kështu çmime u ndanë për aktorët, Luiza Xhuvani e Viktor Zhusti.

“Babai” triumfon në Koko Fest. Produksioni i Teatrit Kombëtar Eksperimental me tekst të Florian Zeller dhe regji të Erson Zymberit u shpall shfaqja më e mirë e edicionit të 13-të të festivalit të komedisë. Është nje tragjikomedi për figurën e prindit që përballet me humbjen graduale të kujtesës dhe të bijën që e mban të lidhur me realitetin. LEXO edhe...Tjetër aksident, përplasen dy makina në Pogradec-Korçë, plagosen dy vajza (VIDEO) Për drejtuesin e “Eksperimentalit”, çmimi është vlerësim për punën e të gjithë trupës artistike. Një tjetër çmim shkoi për Viktor Zhustin, i vlerësuar si aktori më i mirë protagonist. Në listën e fituesve spikat “Gomerët e Trojeve”, që mori çmimin për regjinë më të mirë, me Gent Bejkon. Në interpretim, çmimi për aktoren më të mirë protagoniste shkoi për Luiza Xhuvanin, ndërsa Pjerin Vlashi u vlerësua si aktori më i mirë joprotagonist tek “Babai”. Çmimi i Karrierës iu dha Ndriçim Xhepës. Edicioni i 13-të i Koko Fest per 10 dite solli në skenën korçare jo vetëm konkurrencë mes 8 trupave teatrore por dhe shume emocione per artistet qe u duatrokiten nga publiku. lajm ne perditesim... Xh.K/E.H/ReportTv.al kokofest viktor zhusti pjerin ndreu luiza xhuvani Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.3% Magjistratëve 13.8% Nuk e di 4.8% Vota total: 702 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?