Mungesa e ujit, shërbimeve bazike për jetesë dhe pamundësia për punësim, ka shpopulluar fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër. Banorët thonë se prej vitesh uji vjen me orar, ndërsa tregojnë se në fshat jetojnë vetëm të moshuar. Syri tvLexo edhe:SYRI TV/ Moti i thatë kalb shegët në Lezhë, fermerët: Dëmet janë të mëdha Në fshat nuk ka jetë, të rinjtë kanë marrë rrugët e kurbetit, ndërsa të moshuarit vijojnë të mbajnë ende hapur dyert e atyre pak banesave ku ende frymohet. Braktisja masive ka nisur tre dekada më parë, por sipas banorëve ajo arriti kulmin gjatë viteve të fundit, ku të rinjtë por edhe familjet e tyre, nisën të përballen me pamundësi për të siguruar kushtetet e jetesës. Edhe sot, furnizimi me ujë në Asim Zeneli vijon të jetë me orar. Banorët thonë se uji vjen vetëm rreth dy orë në ditë, duke i detyruar të organizojnë të gjitha nevojat e familjes në varësi të orarit të furnizimit.
