Paketa fiskale për vitin 2027 parashikon një efekt neto pozitiv prej rreth 14 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit, ose me rreth 154 milionë euro. Sipas përllogaritjeve të paraqitura në relacionet që shoqërojnë ligjet e paketës fiskale, të ardhurat shtesë pritet të vijnë nga disa ndryshime në sistemin tatimor, ndërsa ulja e TVSH-së për ushqimet parashikohet të sjellë një efekt negativ në të ardhurat buxhetore. Rritja e TVSH-së së përgjithshme nga 20% në 21% ka një efekt pozitiv për buxhetin e shtetit prej 10.6 miliardë lekë, gjithashtu edhe rritja e TVSH-së nga 6 në 10% për industrinë turistike do të sjellë rritje me +614 milionë lekë. Por ndërkohë ulja e TVSH-së për produktet ushqimore nga 20% në 6% nga 2027-ta, do të ketë një efekt negativ në buxhet prej 12.8 miliardë lekësh, duke bërë që në tërësi efekti të jetë negativ prej -1.6 miliardë lekë. Ndërkohë ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, që parashikon skemë të re tatimi mbi pagat duke futur edhe normën prej 32% për rrogat mbi 700 mijë lekë në muaj, rritja e dividendit nga 8% në 15% apo e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, do ti sjellin buxhetit të shtetit vitin që vjen 7 miliardë lekë shtesë. LEXO EDHE:Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes! Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro! EFEKTI NË BUXHET I PAKETËS FISKALE 2027Tatimi mbi të ardhurat +7 mld lekëLigji për akcizat +4.1 mld lekëPragu i TVSH-së +4.5 mld lekëTVSH 21% +10.6 mld lekëTVSH 6% ushqimet -12.8 mld lekëTVSH për turizëm +614 mln lekëFATURA TOTALE +14 mld lekë (154 mln euro)Nga ana tjetër ulja e pragut të TVSH-së nga 10 milionë lekë në 5 milionë lekë pritet të shtojë me 17 mijë numrin e bizneseve që do të paguajnë 21% TVSH nga viti i ardhshëm. Në total nga ky ndryshim do të arkëtohen 4.5 miliardë lekë. Njëkohësisht kalendari i akcizës për duhanin që do të vijojë të rritet do të sjellë 4.1 miliardë lekë të ardhura shtesë në buxhet vitin tjetër. Në total fatura pozitive në buxhetin e vitit 2027 përllogaritet në afërsisht 14 miliardë lekë, ose afro 154 milionë euro. Lajmi kryesor: Paketa fiskale 2027/ Ulet TVSH për ushqimet në 6%, rritet për turizmin, hotelet me 5 yje dhe agroturizmat! Norma e përgjithshme nga 20% shkon në 21% P.J/Shqiptarja.com TAG: paketa fiskale 2027 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.2% Jo 21.7% Nuk e di 3.1% Vota total: 2843 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

