Lajme Zone
Reduktimi i TVSH në 6% për ushqimet, Sejdarasi: Nuk shkon e gjitha te konsumatori! Muço: Dhjetori do ta tregojë! Ekspertët: E nevojshme, do të ulë koston e jetesës
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Reduktimi i TVSH në 6% për ushqimet, Sejdarasi: Nuk shkon e gjitha te konsumatori! Muço: Dhjetori do ta tregojë! Ekspertët: E nevojshme, do të ulë koston e jetesës

Reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20 në 6% për produktet e shportës, do të ketë një ndikim të lehtë në xhepat e qytetarëve, shprehen të ftuarit.  Eksperti Violdi Danaj mendon se efekti do të jetë i menjëhershëm. Ergis Sefa nga Altax shton se kjo lëvizje do të rishpërndajë të ardhurat.

Reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20 në 6% për produktet e shportës, do të ketë një ndikim të lehtë në xhepat e qytetarëve, shprehen të ftuarit e “Repolitix” në Report Tv. Në diskutimin për paketën fiskale 2027, gazetari Bardh Sejdarasi thotë se për të reflektuar uljen me 14% nevojiten një sërë instrumentesh. “Nëse përqindja e TVSH nga 20% shkon në 6, vetëm 3% shkon te konsumatori. Nuk shkon e gjithë kjo ulje te konsumatori. Duhet të kesh kontroll mbi tregun, konkurrencë shumë të lartë, mungesë informaliteti. Nëse ke informalitet, nuk e merr dot përqindjen. Nëse administrata merr pësipër të bëjë këtë propozim dhe ulje, duhet të bëjë së pari propozimin që ta ndjekë dhe administrojë uljen e TVSH”, tha Sejdarasi. Ndërsa për Klodian Muçon, pjesë e departamentit të ekonomisë në PD, testi i parë do të jetë dhjetori dhe do të rezultojë pozitiv. LEXO EDHE:Paketa fiskale 2027/ Buxheti i shtetit do të fitojë 14 mld lekë (154 mln €) shtesë vetëm nga rritja e taksave për vitin që vjen “Kam përshtypjen që do të ngelet në xhepat e qytetarëve. Do ta shohim në dhjetor. Kultura shqiptare është që ne shpenzojmë shumë në festat e fundvitit, kemi rritje të çmimeve. Edhe këtë dhjetor, ndoshta çmimet do të rriten edhe pak më tepër. Kur të vijë janari, do të shikojmë që 6% nga 14% me gjasë do të ngelet te 10%”, tha Muço. Eksperti Violdi Danaj mendon se rishikimi i TVSH është i nevojshëm dhe efekti do të jetë i menjëhershëm. “Rishikimi i TVSH për produktet e shportës është mëse e nevojshme. Mendoj se efekti i saj do të jetë i menjëhershëm sepse nuk do të përfjë me kaq. Do të rriten edhe kontrollet, është e detyrueshme. Nuk ka një filozofi që nëse ul çmimin, nuk do të reflektohet”, shprehet ai. Ergis Sefa nga Altax ndan një mendim të ngjashëm duke shtuar se kjo lëvizje do të rishpërndajë të ardhurat dhe do të zbusë dallimet socio-ekonomike. “Ndikon te kostoja e uljes së jetesës. Kjo është për të balancuar të ardhurat. Është bërë një lëvizje në shumë zëra të ndryshëm të buxhetit për të pasqyruar këtë. Është pasqyrim i një realiteti socio-ekonomik të vështirë. Kur arrin në këtë pikë, do të thotë që kostoja e mbijetesës për nevojat bazë ka arritur në pikë kritike dhe nevojiten ndërhyrje kritike të forta, sa as FMN nuk ka kundërshtuar”, tha Sefa. P.J/Shqiptarja.com TAG: Ergis Sefa klodian muco Violdi Danaj bardh sejdarasi TVSH paketa fiskale 2027 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.4% Jo 21.6% Nuk e di 3.1% Vota total: 2917 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?