Pellgu i liqenit të Shkodrës, ka një pasuri të madhe me objekte që shpërfaqin vlerat e arkitekturës tipike shqiptare. Për të ruajtur këto vlera është kujdesur arkitekti Korab Kraja nga Uqlini, i cili nëpërmjet një ekspozite ku prezanton arkitekturën shqiptare, shpreh shqetësimin se shteti po lë në harresë këtë pasuri. SYRI TVLexo edhe:Horoskopi i 1 tetorit/ Nga dashuria te financat, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë Arkitetkti shqiptar nga Ulqini, Korab Kraja, ka zgjedhur një formë krejt origjinale për të kujtuar ditën e trashëgimisë kulturore. Në pedonalen e Shkodrës, arkitekti ka prezantuar një ekspozitë grafike me ndërtimet tipike të pellgut liqenor të Shkodrës, të cilat kanë vlera të rëndësishme identitare. Nën emrin “Arkitektura popullore përgjatë pellgut liqenor të Shkodrës” ekspozita përmban banesa karakteristike të zonës së Shkodrës, Krajës në Mal të zi dhe Alpeve. Arkitekti tregon me keqardhje, që arkitetkura tipike shqiptare, e jetësuar në banesa dhjetëra apo qindra vjeçare, nuk po mbrohet nga shteti. Për arkitektin shqiptar nga Ulqini, shteti dhe institucionet duhet të raujnë vlerat identitare të vendit. Këto dy treva u prezantuan sëbashku në këtë ekspozitë dokumentuese, përmes vizatimeve arkitektonike dhe fotografive, duke sjellë në vëmendje vlerat e arkitekturës tradicionale dhe nevojën për njohjen, dokumentimin dhe ruajtjen e tyre.

