Lajme Zone
Masakra mjedisore, “ABC News” në Kasharaj/ Nis procesi i dezinfektimit të rezervuarit, Ushtria dhe forcat e tjera në terren
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Masakra mjedisore, “ABC News” në Kasharaj/ Nis procesi i dezinfektimit të rezervuarit, Ushtria dhe forcat e tjera në terren

Nga një sipërfaqe të madhe uji por tashmë dominon balta, ndërsa peshq të shumtë të ngordhur shihen me sy të lirë.

Nga një sipërfaqe të madhe uji por tashmë dominon balta, ndërsa peshq të shumtë të ngordhur shihen me sy të lirë.

Pas situatës problematike të krijuar në rezervuarin në Kasharaj ka nisur procesi i dezinfektimit. Ushtria dhe forca të tjera ndodhen në terren për të ndërhyrë për situatën e rëndë.

Gazetarja Xhoana Çallaku nga Kasharaj raportoi për ABC News rreth situatës, duke bërë të ditur se prej dy ditësh situata është e rëndë duke shkaktuar një masakër mjedisore, ndërsa nënvizoi se tashmë po ndërhyhet nga autoritetet. Shkaku për këtë masakër mjedisore është investimi për rehabilitimin e rezervuarit.

Për rehabilitimin e tij, bashkia e Lushnjes ka lëvruar një fond prej 320 milionë lekësh dhe puna duhet te kishte përfunduar një vit më parë, por firma që ka fituar tenderin ka kërkuar shtyrje afati.

Policia e drejtorisë vendore të Fierit procedoi penalisht administratorin e firmës zbatuese të punimeve, Ferdi Marra.

Rezervuari i kasharajt është ndërtuar në vitin 1985 dhe është i dyti më i madhi në zonën e Myzeqesë.

Ky rezervuar përfshin 4190 hektarë basen ujëmbledhës dhe ka sipërfaqe ujore 190 hektarë me kapacitet 11 milionë metër kub ujë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet