Lajme Zone
SYRI TV/ 5 muaj në qiell të hapur, Bashkia Lezhë nuk iu siguroi strehim, familjet e prekura duan përgjigje
PolitikëSyri

SYRI TV/ 5 muaj në qiell të hapur, Bashkia Lezhë nuk iu siguroi strehim, familjet e prekura duan përgjigje

Pesë muaj pas shembjes së banesës, Pranvera Stojani vijon të jetojë në qiell të hapur së bashku me nënën e saj të sëmurë.

Pesë muaj pas shembjes së banesës, Pranvera Stojani vijon të jetojë në qiell të hapur së bashku me nënën e saj të sëmurë. Banesa e tyre ishte mes 13 banesave të shembura pas Katedrales së Lezhës, në kuadër të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Moshës së Tretë.Lexo edhe:Krimi zëvendëson dijen/ Rama shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të PBB, të fundit në Europë Por Stojani thotë se nuk ka përfituar bonus strehimi dhe se Bashkia e Lezhës nuk i ka ofruar një alternativë për strehim. Pesë muaj më vonë, familja e saj vijon të presë një zgjidhje konkrete. SYRI TV Rikthehet sërish pas 5 muajsh Pranvera Stojani, e cila prej shembjes së banesës fle në qiell të hapur së bashku me nënën e saj. Banesat e 13 familjeve pas Katedrales së Lezhës u shembën në kuadër të nisjes së punimeve për ndërtimin e Qendrës së Moshës së Tretë. Por për Pranvera Stojanin, pesë muaj më pas, situata mbetet e pazgjidhur. Ajo shprehet se prej pese muajsh është e detyruar të qëndrojë në qiell të hapur së bashku me nënën e saj te semure pasi nuk ka përfituar bonus strehimi dhe Bashkia Lezhë nuk i ka ofruar një alternativë për strehim. Ajo ngre gjithashtu akuza për mënyrën se si janë trajtuar familjet gjatë procesit të prishjes së banesave. Për më tepër thekson se nuk eshte njoftuar për prishjen e banesave dhe nuk kanë marrë asnjë informacion të qartë për atë që do të ndodhte me banesat dhe strehimin e tyre Pesë muaj pas shembjes së banesës, ajo thotë se ende pret një zgjidhje konkrete, ndërsa puna për projektin vijon dhe familjet e prekura mbeten në pritje të një përgjigjeje nga Bashkia e Lezhës.