Lajme Zone
Surpriza të “hidhura” për Sali Berishën? Çupi: Mund të hetohet nga FBI-ja, kudo ku shkon krijon përçarje
PolitikëABC News Albania

Surpriza të “hidhura” për Sali Berishën? Çupi: Mund të hetohet nga FBI-ja, kudo ku shkon krijon përçarje

TIRANË– Më keq se kaq nuk mund ta niste vizitën e parë në SHBA pas 5 vitesh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndërruar vendin e takimit me demokratë në Neë Jersey, pas paralajmërimeve të shqiptarëve në Amerikë se do ta prisnin me protesta.

TIRANË– Më keq se kaq nuk mund ta niste vizitën e parë në SHBA pas 5 vitesh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndërruar vendin e takimit me demokratë në Neë Jersey, pas paralajmërimeve të shqiptarëve në Amerikë se do ta prisnin me protesta.

Por, duket se Berisha nuk do të shpëtojë nga protestat e shqiptarëve. Emigrantët po organizohen që ta presin në vendtakimin e ri që do të caktojë, për t’i kujtuar se është i padëshiruar në SHBA.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC Neës u shpreh se Sali Berisha me këtë vizitë po përpiqet t’u hedhë hi syve qytetarëve se i është hequr “non grata”, por kjo gjë tha ai nuk është e vërtetë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas tij, vizita e tij në SHBA mund të krijojë surpriza të mëdha, të cilat do rendojnë në kurriz të Sali Berishës, i cili është shpallur “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Ai theksoi se Sali Berisha mund t’i nënshtrohet një hetimi nga FBI-ja, pasi sipas tij, ka dyshime se ai u ka dhënë urdhër gardistëve për vrasjen e ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Marisa Lino, në vitin 1998.

“Kjo është një prek akuzave me të cilat do të përballet Berisha pasi hapi siparin ndaluar të Amerikës, ajo që bëri Berisha, nuk do ja bënte aq armiku më i keq i tij. Ai po manifeston sikur i është hequr non grata, kjo nuk është e vërtetë. Kjo është një komedi. Po përpiqet t’u hedhë hi syve qytetarëve.

“Non grata” nuk i është hequr. Ka mundësi të kemi surpriza me vizitën e Berishën në Amerikë, mund të kemi surprizën që mund t’i nënshtrohet një hetimi nga FBI. Sulmi ndaj ambasadës amerikane në vitin 1998 është një fakt i pamohueshëm. Berisha i ka të gjitha historitë me antiamerikanizëm. Vërtet mund të kemi surpriza, sepse ai ka shkuar dhe po ngacmon historinë”, tha ai.

Ai theksoi se Sali Berisha kudo ku shkon krijon përçarje dhe një gjë të tillë e bëri sapo preku tokën amerikane.

“Berisha ka hyrë në një rrezik shumë të madh në SHBA. Kudo ku Berisha shkon krijon përçarje, edhe mes shqiptarëve në SHBA. Nëse vërtetë takohet me shqiptarët, do jetë krejtësisht i kontrolluar, nëse bën thirrje kundër paqes”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet