Java e gjashtë e Kategorisë së Parë ka startuar me rezultate mjaft befasuese në fushën e lojës.
Kukësi arriti të shtangë Besën duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0. Megjithëse kavajasit konsideroheshin favoritë para takimit, verilindorët u treguan dukshëm më efikasë pranë portës kundërshtare. H
eroi i sfidës ishte sulmuesi brazilian Alisson, i cili realizoi një dopietë në minutat 37 dhe 80. Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e pestë të tabelës.
Ndërkohë, Flamurtari bëri detyrën në shtëpi duke mposhtur Orikun me shifrat bindëse 4-1. Vlonjatët dominuan derbin falë golave të Jakup Berishës, Keneth Ani dhe dopietës së Barry Arevalos.
Pas këtij suksesi, Flamurtari ngjitet në vendin e tretë, ndërsa Oriku mbetet në fundin e renditjes pa asnjë pikë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

