Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar disa biseda përmes të cilave pretendohen thirrje dhune në protestën studentore.
Siç shprehet Balla përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, në grupin e WhatsApp-it të publikuar një natë më parë nga një studente, janë dhënë porosi për të marrë thika dhe për të qëlluar ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. “Çdo ndërhyrje e Policisë po shikohet me lupë dhe po i bëhet gjyqi menjëherë! Po si duhet të sillet Policia me elementet kriminalë të maskuar si studentë?”, shkruan Balla./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

