Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmoi farmacisten dhe vodhi një shumë parash, arrestohet 45-vjeçari në Durrës! (EMRI+VIDEO)


Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrrësit pasi vodhi një shumë parash në një farmaci mbrëmjen e djeshme.

Durrës - Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrrësit pasi vodhi një shumë parash në një farmaci në lagjen nr. 12 mbrëmjen e djeshme. Sipas bluve Gentian Gjyzeli ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje. LEXO edhe...Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha Ndërkohë nga video e publikuar shihet se 45-vjeçari me një kapele në kokë dhe një shall në fytyrë, fillimisht hyn në farmaci, sulmon farmacisten dhe më pas shkon te vendi ku mbahen lekët. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se mbrëmë, në farmacinë ku punonte, në lagjen nr. 12, një shtetas kishte vjedhur me forcë, një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin e koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u kap pak orë pas kryerjes së krimit, dhe u vu në pranga, autori i dyshuar, shtetasi G. Gj., 45 vjeç, banues në Durrës. 45-vjeçari, me precedent kriminal të theksuar në fushën e vjedhjeve, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për të njëjtin krim. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. Gj”, informoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhja me dhunë" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/ReportTv.al Durres gentian gjyzeli farmaci vjedhje Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.8% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.5% Vota total: 1994 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?